Lajme

Aksidenti që shoi familjen Gushi, gjendet ditari i Anastasias së vogël: Për pak ditë ikim në Shqipëri, jam shumë e lumtur (VIDEO)

Në një bllok të vogël ngjyrë rozë, Anastasia, vajza e madhe e familjes Gushi, që u shua tragjikisht në aksident, ka mbajtur një ditar ku ka shënuar momente pikante nga jeta e saj. Ditarin e quan “Junakuk”, teksa i tregon atij se sa e lumtur është që do shkonte në Shqipëri te nëna, gjyshi dhe tezja. Kjo copëz e ditarit u lexua sot në shesh, në homazhet e mbajtura.Ju ftojmë të hapn! market!ngu^n për pak sek’onda dhe shfaqen pamjet ekskluz!ve…Ju ftojmë të hapn! market!ngu^n për pak sek’onda dhe shfaqen pamjet ekskluz!ve…

“Sapo filloi behari, dhe për një muaj do të shkojmë në Shqipëri. Jam shumë e lumtur që do të takoj nënën, gjyshin, tezen. Dua kur të vete në Shqipëri, të dalë dhe të blej shumë gjera. Dua të vete në shumë vende që nuk kam vajtur dhe të blejë shumë gjëra. Po nuk vajtën se di. Babi do na blejë shumë gjëra, tabletë të dyjave. Bëj shaka. Dua shumë të vete, por dua dhe të marr tabletin, se s’bëj mësimet. Sot vajtëm nga parku dhe lozëm. U kënaqëm. Por jam e mërzitur dhe nuk e di pse. Tani po rrimë dhe babi do iki në punë”, thuhet në një pjesë të rrëfimit në ditarin e Anastasias. Më tej vajza shkruan: ‘Junakuk, kanë mbetur edhe 15 ditë për të vajtur në Shqipëri, jam shumë e lumtur të vemi në Shqipëri.

Comment here