Lajme

Misteri i pikturës në plehra që preku komentuesit shqiptarë! Djaloshi që qan është “i magjepsur”!

Mëngjesin e sotëm në redaksinë e JOQ Albania mbërriti një foto ku dukeshin plehra të hedhura në një periferi të Tiranës të cilat kishin tejkaluar masën që mund të mbante koshi. Pamja që kishte rënë në sy të të gjithë kalimtarëve, jo vetëm për faktin sepse mbante erë të keqe dhe vendi ishte shumë i pisët, ishte një vizatim. Një pikturë ku dukej një djalë i vogël duke qarë. Piktura mërziti shumë nga komentuesit të cilët u shprehën se do e kishin marrë atë pikturë aq të bukur dhe nuk do e kishin hedhur në plehra.

Por një ndjekës i JOQ, duke shprehur interesin të informojë të tjerët dërgoi disa linke dhe informacione se si piktura e quajtur “The Weeping Child” është e magjepsur. Me një kërkim të thjeshtë do të dalin qindra histori për pikturën që ka sjellë fatkeqësi në çdo mur që është varur, e mbase kjo ka qenë edhe arsyeja që e kanë flakur në kosh.

Comment here