Lajme

I riu vdiq nga shpërthimi i gomës, banori: Ambulanca u vonua, s’duan me dit’ a është pulë a sorrë

Një banor i zonës ku ndodhi shpërthimi i gomës që i mori jetën 20-vjeçarit në Durrës ka deklaruar për mediat se ambulanca është vonuar rreth 40-45 minuta për të ardhur në vendin e ngjarjes./Pamjet meP0SHT.

Ai shprehet se kanë dëgjuar vetëm zhurmën në momentin e shpërthimit dhe vendi është bërë mjegull dhe më pas kanë parë të riun të shtrirë në tokë.

“Ambulanca ka vonuar 40-45 minuta. Policia ka vonuar nja 15 minuta. Ne ishim më kafe lart. Nuk e pamë ne. Kemi dëgjuar zhurmën. U bë mjegull vendi. Kur kemi zbritur poshtë kemi parë atë çunin që ishte përplas pas hekurave.

Edhe ne që nuk jemi ekspertë, e pamë që ai ka mbaruar. Kur erdhën doktorët ata e panë. Këtë çunin e njoh vetëm se e kam lagje. Me ndodhur një aksident vijnë për dy minuta të vënë gjobë 2 mln, 5 mln. Me vdes njeriu nuk e çan njeri kokë as duan me dit a është njeri a sorrë, a pulë a ça është”, ka deklaruar ai. m.v/abcnews.al

Comment here