Lajme

(Foto) Aktorja që ka çmendur gjithë burrat shqiptar pozon me të bijën dhe të gjithë kanë mbetur pa fjalë

Ikona e bukurisë, Monica Belucci ka pozuar për herë të parë me të bijën e saj, Deva Cassel për kopertinën e revistës prestigjoze, Vogue Italia.
Mes tyre ka një ngjashmëri shumë të madhe, ndërsa kanë pozuar me një model të ngjashëm flokësh dhe me veshje identike nga marka e famshme “Dolce & Gabbana”.
Në intervistën për Vogue, Belucci foli për marrëdhënien me vajzën e saj të madhe. Aktorja pohoi se ajo dhe e bija nuk kanë kontradikta mes tyre, pasi ajo është shumë e kuptueshme për dëshirat apo nevojat e fëmijëve.Ju ftojmë të hapn! market!ngu^n për pak sek’onda dhe shfaqen pamjet ekskluz!ve…

“Unë jam një nënë e dashur dhe përpiqem të pranoj të gjitha anët e Virgo-s (pseudonim i së bijës). Ajo është shumë e pavarur dhe e lirë. Që nga mosha 13 vjeç, ajo ka udhëtuar vetëm dhe flet pesë gjuhë. A e keni parë pamjen e saj? Ajo nuk ka fr ikë nga asgjë”, u shpreh ylli italian për natyrën e Deva-s.

Vajza e Monica Belluccit ka zhvilluar karrierën e saj të modelimit prej disa vitesh tashmë. Ajo ka bashkëpunuar me fushata reklamuese për marka si Cartier, Dolce & Gabbana, ndërsa vjeshtën e kaluar ajo u bë pjesë e kopertinës së revistës së famshme “Elle”.

Comment here