Lajme

Nuk dorëzohet Kryeministri i pakorruptuar i Kosovës: “Liqeni i Ujmanit është liqe i Kosovës nga Kosova”

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë për 100 ditëshin e parë të saj ka komentuar edhe raportin e Departamentit Amerikan për Energji lidhur me Liqenin e Ujmanit.

Kurti tha se qëndrimet e tyre mbesin të njëjta, Liqeni i Ujmanit është liqe i Kosovës nga Kosova.

“Qëndrimet tona sa i përket Liqenit të Ujmanit janë të njëjta, natyrisht që mund të bëhen analiza dhe studime por detyra jonë thotë që duhet ta konsiderojmë Liqenin e Ujmanit, ashtu siç është, Liqe articial i Kosovës nga Kosova. Unë natyrisht që do të marr të gjitha argumentet të cilat mund të jenë edhe shtesë për qëndrimin tonë të njëjtë”, tha ai.

Comment here