Lajme

URIME Kosov ALBIN KURTI jep daten fiks per Vizat

Që nga 2 shkurti i këtij viti, të gjithë ata që synojnë të aplikojnë për vizë shengen do të jenë të detyruar të paguajnë taksë 33,3 % më shumë. Kjo i bie që aplikuesit për vizë do të duhet të paguajnë 80 euro dhe jo 60 sa është aktualisht, raporton Gazeta Express

Përveç çmimit do të ndryshojë edhe një prej rregullave të aplikimit. Ata të cilët do të dëshirojnë të vizitojnë ndonjë prej vendeve të zonës shengen, mund të aplikojnë për vizë 6 muaj më herët nga koha kur planifikojnë të udhëtojnë, pasi që aktualisht aplikimi mund të bëhet vetëm 3 muaj më herët.

Ky ndryshim i Rregullores për Viza është miratuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian në qershor të vitit 2019 dhe do të aplikohet në të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe vendet tjera që janë pjesë e Marrëveshjes për Schengen

Comment here